Ital-Divani, sjell për ju objekte me një dizajn estetik, modern dhe elegant që ngacmojnë dëshirën për të blerë. Cilësia e lëndëve të para të përdorura për prodhimin e mobiljeve, të përzgjedhura nga specialistë me përvojë shumëvjeçare dhe europiane ne këtë fushë, i bëjnë objektet e Ital-Divani më të kërkuarat sot në tregun e mobilimit të brëndshëm.

Ne u ofrojmë gjithë klientëve tanë besueshmëri, cilësi, garanci dhe një shërbim ekskluziv ne mobilimin e brëndshëm, me një çmim mjaft ekonomik në tregun e sotëm të prodhimeve të tapicerisë.

Një tjeter shërbim ekskluziv i Ital-Divanit, janë arredimet e brëndshme të ambjenteve të çdo lloji: shtëpi, residencë, zyrë, kishë, pub-e, bare, restorante, e institucione të tjera.

Me një sipërfaqe pune prej 4000 m², makineri profesionale - fjala e fundit e teknologjisë Italiane, me perspektivë të shkëlqyer jo vetëm brënda trojeve Shqiptare por edhe jashtë vendit.

Misioni

Të jemi kompania më prestigjoze në fushën e mobilimit dhe tapicerisë, duke i ofruar një shërbim ekskluziv klientit në mobilimin e brëndshëm (arredim); punime të tapicerisë të përkryera; dizajn unik; cilësi të pa krahasueshme; çmim ekonomik; mirëmbajtje të posaçme për tapiceri tradicionale-antike; serinë e plotë të punimeve të tapicerisë, si nga dizajni edhe nga materiali. Dhe të gjitha këto, jo vetëm brenda, por edhe jashtë trojeve Shqiptare.

Filozofia

Fokusi i filozofisë tonë është konforti dhe kënaqësia juaj estetike.Të gjitha objektet e shërbimeve tona, realizohen duke u bazuar në moton ”Imagjinata juaj bëhet Realitet në duart Tona”. Ne bashkëpunojmë për të realizuar idetë tuaja individuale duke ngritur marrëdhënie të respektueshme biznesi. Për Ital-Divani, partner e klient do të thotë bashkëpunim, gjë që bën të mundur rritjen dhe suksesin e të dy palëve.